Të paktën 89 persona kanë vdekur në zjarrin që përfshiu qytetin historik të Lahaina-s në Havai.
Kështu ka deklaruar guvernatori Josh Green.
“Zjarri ishte sigurisht fatkeqësia më e keqe natyrore me të cilën është përballur ndonjëherë Havai”, tha ai.
Ai përsëriti paralajmërimin e tij se numri i të vdekurve do të rritet.
Qentë e trajnuar për të zbuluar trupat kanë mbuluar vetëm 3% të zonës së kërkimit, tha shefi i policisë së qarkut Maui, John Pelletier.
Shifra e publikuar rishtazi tejkaloi numrin e zjarrit të Kampit të vitit 2018 në Kaliforninë veriore, i cili la 85 të vdekur dhe shkatërroi qytetin Paradise.
Një shekull më parë, zjarri i Cloquet i vitit 1918 shkatërroi mijëra shtëpi dhe vrau 453 njerëz në Minesotën veriore dhe Wisconsin.
Kostoja për rindërtimin e Lahaina u vlerësua në 5.5 miliardë dollarë, sipas Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).
Zyrtarët kanë siguruar 1 mijë dhoma hoteli për njerëzit që humbën shtëpitë e tyre dhe po rregullojnë pronat me qira që të shërbejnë si strehim pa kosto për familjet.
Më shumë se 1 mijë e 400 njerëz ishin marrë në strehimoret e urgjencës.
Deanne Criswell, drejtoresha e FEMA, tha se agjencia kishte 150 njerëz në terren dhe se ekipet shtesë të kërkimit dhe qentë do të mbërrinin brenda një ose dy ditësh.