Aktualitet Humbën rrugën gjatë natës, policia shpëton turistët spanjollë në Sarandë

Humbën rrugën gjatë natës, policia shpëton turistët spanjollë në Sarandë

Policia e Sarandës bën me dije se iu ka ardhur në ndihmë gjatë natës 4 turistëve spanjollë të cilët kishin humbur orientimin.

Sapo janë njoftuar se katër turistë spanjollë kishin nevojë për ndihmë dhe për orientim, pasi kishin mbetur në plazhin e quajtur “Pllakatun”, sepse ishte errësirë dhe nuk njihnin terrenin, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar.

Katër turistët janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, të cilat i kanë transportuar ata, me mjet lundrues, nga deti, dhe më pas i kanë shoqëruar në vendin ku ishin akomoduar në Sarandë.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë e treguar si dhe për ndihmën e ofruar.