Neymar Jr (31 vjeç) është shumë pranë transferimit në Arabinë Saudite tek Al-Hilal. Braziliani ditët e ardhshme pritet të udhëtojë drejt Riadit për të hedhur të zezën mbi të bardhë, sipas RMCsports dhe gazetarit Fabrizio Romano
Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, mësohet se bëhet fjalë për një ofertë “faraonike” prej 100 milionë eurosh në sezon, duke e bërë atë futbollistin e dytë më të paguar pas Ronaldos.
“Ylli” i PSG-së refuzoi një ofertë prej rreth 80-milionëshe, pasi ishte i fokusuar në rikthimin e mundshëm te Barça, por propozimi i ri nga Liga Saudite e ka “larguar” nga “blaugranat”.
Pas largimit të Dembélésë te PSG, informacione të ndryshme e lidhën edhe një herë numrin 10 brazilian me Barçën, por rikthimi i tij dukej shumë i ndërlikuar. Mbi të gjitha për shkak të dy faktorëve: situatës delikate ekonomike të Barçës dhe faktit që Xavi nuk e shihte atë si të përshtatshëm për ekipin.
Neymar do t’u bashkohej tek Al Hilal emrave të tillë si Malcom, Milinkovic Savic apo Koulibaly.
Al Hilal ishte skuadra që i bëri një ofertë lashtë çdo logjike Leo Messit përpara se shtatë herë fituesi i Topit të Artë të nënshkruante me Inter Miamin.