Këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy nuk i është djegur makina e modelit “Ferrari”, vlera e të cilit është rreth 300 mijë euro.
Burime nga policia bëjnë me dije për “Ora News”, Noizyt i është vënë flaka një tjetër makine luksoze që kushton rreth 120 mijë euro.
Bëhet fjalë për mjetin “Maybach – Mercedez Benz”, të cilin Noizy e linte të parkuar kryesisht para lokalit të tij në Durrës.
Kujtojmë që i riu Siar Konti nga Vlora është shprehur se për tëe djegur makinën e Noizyt është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër, Cllevio Serbiano.
Ndërkaq këngëtari Cllevio Serbiano ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke postuar një fragment të një kënge.
Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht rreth orës 05:10, në lagjen numër 1, e njohur si zona e Currilave. Në njoftimin e policisë u mësua se ishin arrestuar dy të rinj, Siar Konti dhe një i mitur 17-vjeçar.
Siar Konti ka thënë se Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) e pagoi 6 mijë euro.
“Mora një shokun tim për të më ndihmuar. Flakën ja vura me benzinë në pjesën e përparme”.
Ndërkohë policia nuk e ka gjetur këngëtarin Clevio sepse ai ndodhet jashtë shtetit.