Politika Georgia Meloni vjen në Vlorë me traget, pritet nga kryeministri Rama në...

Georgia Meloni vjen në Vlorë me traget, pritet nga kryeministri Rama në port

Kryeministri Edi Rama ka pritur në portin e Vlorës kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, e cila udhëtoi me tragetin Brindizi Vlorë së bashku me bashkëshortin e saj Andrea Giambruno dhe vajzë Ginevra.

Rama mbërriti rreth orës 17, ndërsa më parë policia rrugore ka marrë masat duke larguar makinat e parkuara nga rrugët ku do të kalonte shefja e qeverisë italiane

Melni vjen me ftesë të Ramës, por nuk ka të dhëna se sa do të jetë qëndrimi i saj në Shqipëri.

Të dielën në jug të Shqipërisë mbërriti edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair. Ai ka është ulur me helikopter në Himarë duke u vendosur në vilën qeveritare.

Së fundmi në disa intervista në mediat e përtej Adriatikut, Rama ka theksuar një bum të pushuesve nga Italia në Shqipëri. Kjo sipas tij për shkak të çmimeve më të lira, por edhe të shërbimit dhe të ushqimit si dhe natyrës së mrekullueshme shqiptare

Së fundmi Rama ka shprehur vlerësime për Melonin duke e cilësuar si një politikane të fortë dhe të drejtë në reagimet e bëra në Bashkimin Evropian.