Aktualitet I dënuar me 7 vite burg, kapet 35-vjeçari në Tiranë

I dënuar me 7 vite burg, kapet 35-vjeçari në Tiranë

Është vënë në pranga Etjon Lazri 35 vjeç, i kërkuar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë dy viktima.

Policia e Tiranës bën me dije se Lazri është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 7 vite e 4 muaj burg.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e një shtetasi në kërkim. I kërkuari, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch”. Si rezultat i këtij operacioni, në Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Etjon Lazri, 35 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 35-vjeçarin, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima”, njofton policia.P