Aktualitet Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, 28-vjeçari polak arrestohet në Tiranë

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, 28-vjeçari polak arrestohet në Tiranë

Një 28-vjeçar nga Polonia i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga policia në Tiranë.

Ai akuzohet për tentativë për vrasje të dyfishtë, si dhe është dënuar me burgim, për një sërë veprash të tjera penale.

Dominik Orloëski u arrestua në një bar të kryeqytetit dhe do të ekstradohet drejt Polonisë.

Më datë 10.03.2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qëlluar disa herë, me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 shtetas, për t’i vrarë ata. Si pasojë, njëri prej shtetasve është plagosur rëndë.

Gjykata e Rrethit Gdansk, Poloni e ka dënuar shtetasin 28-vjeçarin me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Nga ky dënim, 28-vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim.