Ish-zëvendësministri i Jashtëm grek në qeverinë SYRIZA, Nikos Xydakis, ka komentuar në një intervistë ditën e sotme çështjen e Fredi Belerit. Deklarata e tij ka shkaktuar debate e pikëpyetje në vendin fqinj, pasi ndryshe nga politikanët e tjerë grekë, Xydakis ka pohuar se Beleri ka një histori të errët politike.
Sipas tij, Beleri nuk është një njeri i pafajshëm dhe duhej ta kishte pastruar figurën e tij kohë më parë që të mos bëhej gjemb mes marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe Greqisë.
“Athina dhe Tirana e dinë rolin e Belerit. Ai nuk është një njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike dhe një histori të errët. Duhet ta kishte pastruar këtë histori shumë muaj më parë. Dhe të mos bëhet një gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo aq të mira mes Athinës dhe Tiranës”, tha ai.
Να σημειωθεί ότι ο Ξυδάκης που βγαίνει στην τηλεόραση και τα λέει αυτά, έχει διατελέσει Αναπληρωτής Υπουργός Εξωτερικών επί ΣΥΡΙΖΑ.
Ξυδάκης: Ο Μπελέρης δεν είναι ένας αθώος άνθρωπος. Έχει σκοτεινή ιστορία pic.twitter.com/EEEreFpfal
— Ομάδα Αλήθειας (@omadaalithias) August 21, 2023
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë sot në burg Fredi Belerin, duke mos pranuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Beleri kishte kërkuar masë më të butë sigurie. Por trupa gjykuese nuk e pranoi këtë kërkesë dhe la sërish në qeli Fredi Belerin.
Ndërsa avokati mbrojtës i Belerit, Edmond Demo, deklaroi se klienti i tij po mbahet politikisht në burg.
Duke folur për gazetarët pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati tha se Fredi Beleri në seancë kërkoi që të lirohet dhe të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.