Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Maliqit, për shkak se rrahu brutalisht motrën e tij. Bëhet me dije se 52-vjeçari, banues në fshatin Velitërnë, ka dhunuar motrën e tij duke i shkaktuar dëmtime të shumta fizike.
Ajo është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë që 52-vjeçari është arrestuar dhe materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin Th. P., 52 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, së cilës i ka shkaktuar dëmtime fizike”, njofton policia.