Pep Guardiola është detyruar të mos jetë i pranishëm në ndeshjet e ardhshme të Manchester City. Trajneri spanjoll i është nënshtruar një operacioni për dhimbjet e shpinës që prej kohësh i jepnin dhimbje. Ishte vetë klubi që i dha detajet në një konferencë për shtyp.
“Trajneri ynë ka vuajtur nga dhimbje të forta shpine kohët e fundit. Ai fluturoi drejt Barcelonës për t’u operuar nga doktori Mireia Illueca. Ndërhyrja ishte e suksesshme dhe Pep tani ka nisur periudhën e rehabilitimit në Barcelonë,” shkruhet në njoftimin e City-t.
Guardiola do të mungojë deri pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve në shtator. Juanma Lillo do të drejtojë stërvitje n dhe do të jetë në stol në dy ndeshjet e ardhshme të Premier League-s kundër Sheffield United dhe Fulhamit. Guardiola do të rikthehet kundër Ëest Hamit më 16 shtator.