Kryesore Vdes Toto Cutugno, kush ishte ‘italiani i vërtetë’

Vdes Toto Cutugno, kush ishte ‘italiani i vërtetë’

Ka vdekur Toto Cutugno, legjenda e muzikës italiane.

Sapo kishte mbushur 80 vjeç në korrik, kantautori është shuar sot në spitalin San Raffaele të Milanos ku ishte shtruar. Lajmin e ka dhënë menaxheri i tij, Danilo Mancuso që deklaroi se pas “një sëmundje të gjatë që ishte rënduar muajt e fundit, Cutugno vdiq sot rreth orës 16.00”.

Toto Cutugno, i lindur më 7 korrik është simboli i melodisë italiane jashtë vendit falë ‘L’Italiano’. 15 pjesëmarrje në festivalin e Sanremos (me një performancë historike në 1990 në çift me Ray Charles), por e fitoi atë vetëm në vitin 1980 me këngën “Solo noi”.

Autor i shumë hiteve të dashur edhe jashtë Italisë, nga ‘L’Italiano’ te ‘Il tempo se ne va’, ‘La mia musica’, ‘Solo noi’, për të cituar vetëm disa, Cutugno ishte një njeri i vërtetë i spektaklit, i aftë të kalonte me lehtës nga kantautor në televizion.

Cutugno ishte ndër artistët më të suksesshëm italianë me 100 milionë kopje të shitura, duke arritur në krye të top-listave, si interpretues i këngëve të tij dhe si producent dhe autor këngësh për të tjerët, veçanërisht duke bashkëpunuar me Adriano Celentanon midis viteve ’70 dhe ’80.

Ai gjithashtu fitoi “Eurovision Song Contest” në vitin 1990 me “Together: 1992”