Shoferi Eldi Allushi i cili u ndalua nga policia rrugore në Rrugën e Arbrit, gjatë marrjes në pyetje ka dhënë dëshmi kontradiktore për aksidentin e së martës, makina e të cilit përfundoi në digën e Liqenit Artificial të Tiranë.
Sipas Klan News, fillimisht 26-vjeçari ka mohuar të ketë qenë drejtues i mjetit luksoz, por më pas ka ngritur pretendimet se iu bllokua pedali i gazit.
Nga kamerat e sigurisë përgjatë zonës ka rezultuar se në automjet ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë. Njëri prej tyre është shoqëruar nga policia, ndërsa tjetri po kërkohet për t’u marrë në pyetje.
Në orën 15:00 të pasdites së djeshme, Eldi Allushit i është bërë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar në efektin e pijeve alkoolike.
Pavarësisht kësaj, policia ka dyshime se në orën 05:00 që ka ndodhur aksidenti ai mund të ketë qenë i alkoolizuar apo nën efektin e lëndëve narkotike.
Për të vërtetuar këtë dyshim i është marrë kampion gjaku dhe pritet përgjigjia e analizave. Brenda automjetit është gjetur patenta e 26-vjeçarit.