Politika Berisha: Ardi Veliu ka linjë private të komunikimit me krimin dhe të...

Berisha: Ardi Veliu ka linjë private të komunikimit me krimin dhe të survejimit të kundërshtarëve politikë

Sali Berisha hodhi sot akuza të forta ndaj Ardi Veliut, aktualisht drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Ndodhi ngjarja e 21 prillit, Ardi Veliu, një nga bajlozët më të zi të krimit në Shqipëri, Ballkan dhe Europë, doli menjëherë: trafikanti Greca nuk kishte asgjë në makinën e tij.

Në krye të kësaj ministrie, tani që transkriptimet e shërbimeve belge, franceze dhe holandeze, po vijnë në Shqipëri, u emërua përfaqësuesi politik më i rrezikshëm i krimit. Saimir Tahiri nuk ishte as një e treta e Ballës për krimin.

Çfarë është Ardi Veliu? Figura qendrore më e zezë e krimit në Policinë e Shtetit. Ardi Veliu ishte drejtor i Policisë së Tiranës. Ishte përzënë nga Policia e Shtetit për bashkëpunim në trafiqe dhe falsifikim dokumentesh. Bota e krimit e solli drejtor policisë në Tiranë. Çfarë thotë Alesandro në biseda me mafiozin tjetër? Atij drejtorit ia mbushëm mirë koshat me derr të zi.

Po çfarë ndodhi me Ardi Veliun? Pas transkriptimeve të publikuara në median shqiptare në vitin 2017, Ardi Veliu lartësohej në drejtor të përgjithshëm të policisë.

Ardi Veliu, pas një seri krimesh të shëmtuara publike, pas mashtrimesh në mbrojtje të krimit, siç është rasti i vrasjes së Rashës, i beson Edi Rama shërbimin inteligjent të Policisë së Shtetit.

Çfarë ka bërë Ardi Veliu? Ka vendosur linjë private të komunikimit me krimin, të survejimit të opozitës, të survejimit të kundërshtarëve politikë nga Oltian Bistro me shokë. Dhe tani lan duart.

Në EncroChat janë 60 oficerë kryesorë policie, të gjithë në regjistrime në bashkëpunim të ngushtë me krimin. Hetimi i Encrochat ka gjetur se në Shqipëri, krimi dhe pushteti janë një, janë të shkrirë,” tha Berisha.