Sport Largimi i Mancinit, Gravina: Mancini bëri deklarata ofensive. Ne e dimë të...

Largimi i Mancinit, Gravina: Mancini bëri deklarata ofensive. Ne e dimë të vërtetën

Trajneri Roberto Mancini, u largua nga drejtimi i Italisë papritur pak ditë më parë, teksa në deklaratat pas kësaj, sulmoi presidentin e Federatës Italinë të Futbollit Gabriele Gravinën, duke thënë se i ndërhynte te stafi teknik.

Sot ka ardhur edhe reagimi i Gravinës që theksoi se nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë.

Gravina deklaroi se gjithmonë e ka mbështetur Mancinin, ndërsa kujton edhe rastet kur e ka bërë këtë.

“Nuk dua të bëj shumë polemika në lidhje me Mancinin. Por, më duhet të them së bëri disa deklarata që ishin ofensive ndaj meje. Unë nuk kurrë nuk kam zbritur në fushë që t’i ndërhyj atij në punë, nuk i kam sugjeruar asnjë lojtar dhe nuk i kam ndërhyrë kurrë në formacion. Nuk i meritoja ato fjalë.

Kam pasur besim të plotë te Mancini, e kam treguar me vepra këtë. Kur u mposhtëm nga Maqedonia e Veriut në Palermo dhe mbetëm jashtë Botërorit, unë dola në konferencë së bashku me Mancinin. Nuk e pata problem të dilja edhe unë në atë moment, vetëm të mos e lija vetëm.

Nëse nuk do të kisha besim nuk do t’i zgjasja kontratën deri në vitin 2026 dhe as nuk do ta emëroja si përgjegjës për sektorin e të rinjve. Ende nuk e di pse Mancini foli në atë mënyrë dhe nuk e di nëse i mendon vërtet ato që thotë“, deklaroi Gravina.

Kujtojmë se tashmë Italia do të nisë një epokë të re teksa drejtimin e katër herë Kampionëve të Botës e ka marrë Luciano Spalletti.