Politika Greqia kërcënon me veto në BE për “Belerin”, Rama i pashqetësuar: Unë...

Greqia kërcënon me veto në BE për “Belerin”, Rama i pashqetësuar: Unë i druhem vetëm kësaj gjëje…

Raportet diplomatike me Greqinë janë tejet të tensionuara për shkak të arrestimit dhe për rrjedhojë edhe mosbetimit të Fredi Belerit, si kryebashkiak i Himarës.

Mes kërcënimeve nga ana e Athinës se do të vërë veton për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama duket krejtësisht i pashqetësuar. Ai tha se nuk i druhet një skenari të tillë, sipas së cilit për të është shumë më e rëndësishme testi i SHELL në Shpirag.

“Unë i druhem vetëm një gjëje që testi në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem, asgjë tjetër”, tha Rama.

Fredi Beleri ndodhet në burg, i arrestuar për “korrupsion në zgjedhje”, për rrjedhojë nuk mund të betohet si kryebashkiak dhe rrezikon të humbasë mandatin e fituar në 14 maj.