“Një djalë simpatik, një djalë i mrekullueshëm”.
Ky ka qenë reagimi i presidentin amerikan Joe Biden kur u pyet për foton e arrestimit të paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, teksa dilte nga rezidenca ku po qëndron për pushime në liqenin Tahoe.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u paraqit të enjten në mbrëmje tek autoritetet në shtetin e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpjekjet për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020.
Qëndrimi i Trump në burgun e Fultonit zgjati 20 minuta, ku u regjistrua dhe një fakt historik që ka të bëjë me fotografimin për herë të parë ng policia të një ish-presidenti amerikan si i dyshuar.
Përtej përballjes së tij me drejtësinë, Donald Trump kryeson garën brenda republikanëve, i ndjekur nga kandidati Ron DeSantis.
Trump përballet brenda vitit për herë të katërt me akuza për manipulim të zgjedhjeve të 2020-tës në SHBA, për të cilat ka deklaruar se janë të motivuara politikisht.