Bota “Më ndihmo, telefono policinë!” Një grua shpëtohet nga rrëmbimi pasi i jep...

“Më ndihmo, telefono policinë!” Një grua shpëtohet nga rrëmbimi pasi i jep ”letrën” klientes së një karburanti

Një grua nga Arizona u shpëtua nga një rrëmbim i dyshuar duke i kaluar një shënim një klienteje të stacionit të benzinës ku i sugjeronte përmes shkrimit të telefononte 911 për ndihmë, shkruan abcnews.com

”Gruaja dyshohet se u rrëmbye nga një shitës automjetesh në Phoenix nga një burrë “i veshur me paruke dhe duke pretenduar të jetë një shofer Uber”, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Yavapai.

Burri dyshohet se e ka lidhur viktimën me zinxhirë ndërsa ata po udhëtonin drejt Las Vegasit theksoi Zyra e Sherifit të Qarkut.

Ndërsa ishte në një pikë karburanti në Seligman, Arizona, gruaja la një shënim për një kliente tjetër që thoshte “ndihmë” dhe “telefononi 911″ dhe përfshinte një përshkrim të furgonit me të cilin po udhëtonte ku po shkonin dhe një numër telefoni.

Klientja thirri emergjencën (911) dhe dha një përshkrim të gruas dhe burrit me të cilin ishte dhe drejtimin që ata po udhëtonin në Interstate 40.

”Furgoni fatmirësisht u arrit të gjendej. I dyshuari, i identifikuar si Jacob Wilhoit, 41 vjeç, u arrestua pa incidente dhe në automjetin e tij u gjetën armë zjarri të shumta”, deklaroi zyra e sherifit.

”Wilhoit u akuzua për rrëmbim, personi dhe ndodhet në burg në pritje të gjykimit”, theksoi zyra e sherifit.