Më 4 shtator do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Mbledhja pritet të mbahet në orën 16:30.
Kujtojmë se më herët gjatë kësaj vere, kryeministri Edi Rama i pyetur për ndryshimet që u bënë në qeveri, u shpreh se do të duhet të pritet deri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
Ndërsa, në konferencën për shtyp të kësaj të premteje, kreu i qeverisë u pyet nga gazetarët nëse ekziston një skenar i mundshëm për zgjedhje të parakohshme në vend.
Por, ai i cilësoi këto si thashetheme për nën çadrën e plazhit.
“Mos humbni kohë me këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit, por nuk janë për këtu në godinën e qeverisë”, tha Rama.