Këngëtarja Rita Ora është në qendër të furtunës pasi performoi me flamurin serb në një koncert në Hungari. Që nga ajo ditë, sulmet ndaj saj nuk kanë munguar. Por, ish-kapateni kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka dalë në mbrojtje.
Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare, për të treguar se ajo e do atdheun e saj.
Kujtojmë se Rita në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka kuptuar se cilit shtet i përket. Ajo është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena, ndërsa ka theksuar se e konsideron veten “shqiptare krenare” dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.
“Gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez. Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita.