Bota Një tjetër grusht shteti në Afrikë, ushtria merr pushtetin në Gabon

Një tjetër grusht shteti në Afrikë, ushtria merr pushtetin në Gabon

Një tjetër grusht shteti ka ndodhur në Afrikë këtë javë. Një grup oficerësh të lartë ushtarakë në Gabon u shfaqën në televizionin kombëtar në orët e para të së mërkurës dhe thanë se kishin marrë pushtetin.

“Në emër të popullit të Gabonit, ne kemi vendosur të mbrojmë paqen duke i dhënë fund regjimit aktual”.

Ky veprim vjen pak ditë pasi autoritet vendase certifikuan rezultatin se presidenti Ali Bongo kishte fituar një mandat të tretë.

Oficerët që ndërmorën grushtin e shtetit thanë se përfaqësonin të gjitha forcat e sigurisë dhe mbrojtjes në vendin e Afrikës Qendrore. Ata njoftuan anulimin e rezultatit të zgjedhjeve, mbylljen e kufijve deri në një njoftim të dytë dhe shpërndarjen e institucioneve shtetërore. Gaboni është vend anëtar i OPEK-ut.

Familja Bongo kontrollon prej 56 vjetësh pushtetin politik në vend, shkruajnë mediet ndërkombëtare, ndërkohë që tensionet ishin të larta në vendin e varfër afrikan, por të pasur me kakao dhe naftë.

Nëse do të rezultojë i suksesshëm, ky është grushti i tetë i shtetit në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore që nga viti 2020.