Një tjetër plagosje me thikë pas asaj në Ballsh, është regjistruar sot në Sarandë. Policia njofton se dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka plagosur me thikë një 21-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar autorin 20-vjeçar.
Plagosja në Ballsh
Një plagosje me thikë është shënuar në pedonalen e qytetit të Ballshit. Policia njofton se një 22-vjeçar është goditur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta nga një 38-vjeçar. Sipas policisë, i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori vuante nga probleme të shëndetit mendor.