Një pasagjere, 58 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë. Viktima ishte duke udhëtuar në një makinë kur është përplasur nga një 60-vjeçar. Ky i fundit e drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe është arrestuar.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 60 vjeç, pasi në autostradën “Elbasan-Tiranë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasja E. V., 58 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V”, njoftoi policia.
Po si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë dëmtuar edhe I. V. dhe 2 pasagjerë të tjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.