Aktualitet Dyshohet të ketë djegur 3 automjete, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Dyshohet të ketë djegur 3 automjete, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Policia në Vlorë ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Triple”.

Bëhet e ditur se 41-vjeçari u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim pasi dogji tre automjete në korrik, në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

Ndaj tij, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

41-vjeçari dyshohet të ketë bashkëpunuar me J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë, të arrestuar në flagrancë, për djegien e 3 automjeteve në pronësi të 3 personave më 18 korrik në lagjen “Pavarësia 3”.