Aktualitet Tentoi të nxirrte mbi 18 mijë euro të padeklaruara nga Shqipëria, procedohet...

Tentoi të nxirrte mbi 18 mijë euro të padeklaruara nga Shqipëria, procedohet greku

Policia kufitare në Kakavijë ka nisur procedimin penal ndaj një 53-vjeçari grek për modeklarim të të hollave.

Gjatë kontrollit të automjetit me  drejtues shtetasin grek E. R., u gjetën të fshehura 18 150 euro që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 53 vjeç, banues në Greqi, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.