Aktualitet Rrëmbehet dhe torturohet në Bruksel 16-vjeçari shqiptar

Rrëmbehet dhe torturohet në Bruksel 16-vjeçari shqiptar

Një 16-vjeçar shqiptar është rrëmbyer dhe torturuar në qendër të Brukselit. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë një kafeneje në Avenue Lemonnier në Bruksel.

Teksa sjellin detaje nga ngjarja, mediat e huaja raportojnë se adoleshenti është gjetur rreth orës 4 të mëngjesit të së enjtes së shkuar pranë një qendre tregtare në Bruksel (Westland) i zhveshur dhe me djegie në trup.

“Le Soir” shkruan se sulmuesit i kishin djegur disa bishta cigaresh në trupin e tij dhe thyer hundën. Menjëherë, pasi u gjet në atë gjendje, i riu është dërguar në spital dhe paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat e huaja raportojnë se rasti dyshohet se ka ndodhur brenda një rrjeti kriminal shqiptar. 16-vjeçari dyshohet se ka sulmuar dhe dhunuar një prostitutë, ndaj mendohet se ngjarja është një rast hakmarrje.

Akoma nuk është zbuluar identiteti i autorëve të sulmit.