Kryesore Tryeza e pajtimit të madh? Berisha është optimist: Sot çelet një horizont...

Tryeza e pajtimit të madh? Berisha është optimist: Sot çelet një horizont i ri

Pas përfundimit të takimit të grupit të Rithemelimit me atë të Gazment Bardhit, Sali Berisha foli për gazetarët pas takimit duke u shprehur shumë optimist se ky ishte një hap shumë i rëndësishëm drejt bashkimit të opozitës.

Berisha theksoi se sot “opozita merr frymë lirisht dhe me optimizëm”. “Ky ishte një hap i parë shumë i rëndësishëm në një proces të pandalshëm, i cili do t’iu japë zgjidhje të gjitha problemeve që janë krijuar.

Ky është një takim i 43 deputetëve të dalë nga një aleancë opozitare dhe që vendosin tani në parlament t’i kallin datën Edi Ramës. Asgjë më të moralshme nuk ka sesa beteja kundër Edi Ramës që po shkreton Shqipërinë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo opozitar. Janë 620 mijë opozitarë që sot marrin frymë lirisht dhe me optimizëm, sot para tyre çelet një horizont i ri në betejën e vështirë ndaj regjimit.

Sigurisht që këtu nuk ishin deputetët e shtëpisë së Lirisë, të cilët janë opozitarë të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur kundër këtij regjimi”, tha Berisha.