Operacioni “Metamorfoza” i SPAK që zbardhi bisedat e enkriptuara të grupeve kriminale në aplikacionin SKY ECC, vuri në pranga elementë të botës së krimit, zyrtarë policie, biznesmenë etj.
Zbardhja e këtyre mesazheve ka bërë të mundur edhe zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të ndodhur në vend.
Një ndër to është vrasja e Gjin Ndojit (Boriçit) 37 vjeç nga Shkodra, i cili u ekzekutua me kallashnikov në orët e para të mëngjesit më 9 Gusht 2020 në kryqëzimin e rrugës së fshatit Shkjezë me rrugën nacionale Shkodër-Lezhë. 37-vjeçari u ekzekutua teksa udhëtonte me një makinë BMW të marrë me qira.
Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, disponon të plotë dosjen e SPAK për operacionin “Metamorfoza” dhe publikon komunikimet mes personave të përfshirë për vrasjen e Gjin Ndojit.
Sipas dosjes së SPAK, vrasja e Gjin Ndojit ishte porositur nga Ervis Martinaj dhe u krye nga grupi i Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës si shkëmbim për një vrasje tjetër të mbetur në tentativë që grupi i Ervis Martinajt do të bënte për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka, atë të Kleant Musabelliut në Tiranë.
Në dosjen e SPAK, zbardhen 33 komunikime për këtë episod që tregojnë përfshirjen e drejtpërdrejt të të paktën 9 personave. Komunikimet e para janë të datës 7 gusht, dy ditë para vrasjes së Gjin Ndojit.
Behar Bajri: Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atëherë për një javë kryhet puna jote.
Pëllumb Gjoka: Ok vlla
Behar Bajri: Fol me Benin dhe të gjejë një vend ku të lënë një makinë “pune” sonte sepse s’kanë ku ta lenë.
Pëllumb Gjoka: Kur duhet me fol se nuk kam kështu telefoni. Duhet me fol sot apo nesër?
Behar Bajri: Sonte e mundet me lënë një makinë “pune”, a mundet me e lanë se s’kam ku ta lej. Ku është se e takoj unë dhe flas gojarisht?
Pëllumb Gjoka: Vëlla nuk ka SKY ai. Ok po pyes dhe të them. Ai është te lokali, a po shkon aty?
Behar Bajri: Mirë se po iki. Se jam rrugës duke ardhur për Shkodër.
Më datën 8 gusht një nga shqetësimet ishte se kush do t’i transportonte qitësit pas kryerjes së vrasjes dhe diskutohet dhe varianti që makina e autorëve të mos digjej nëse nuk do të gjendej dikush për t’i transportuar në vendin e sigurt.
Denis Brajoviq: Sapo jemi nisur për të marrë këtë djalin sepse tani kanë ardhur. Jam duke pritur sapo kalon “gjelin”.
Behar Bajri: Sot kemi për të kry një punë
Edmond Preka: Ishalla, don zoti.
Behar Bajri: A ke mundësi me m’i prit ka ora 3 aty ku lidhet rruga me Velipojën, Taravicë, se po kryejnë punë, se vijnë në këmbë te ura.
Edmond Preka: Unë kam lëviz, a don ti shkruaj atij?
Behar Bajri: Mos i shkruaj atij se e rregulloj vetë.
Edmond Preka: Me dalë aty duhet fuoristradë, me i ra bri malit, nuk kalon makina e vogël, por është një rrugë tjetër që i bihet nga Trushi.
Behar Bajri: A kemi si t’ia bëjmë që mos ta djegim makinën, se me djeg makinën nuk ka kush m’i merr, këtë jam duke mendu.
Edmond Preka: Jam në Korçë se po të isha aty do i kisha marrë vetë dhe i kisha çuar te shtëpia. A t’i them Zeqos se ai është si unë dhe ju del para.
Behar Bajri: A ka Zeqoja me të shkruar? (Telefon SKY)
Edmond Preka: Po i them Zeqos të shkojë t’ia marri telefonin atij shokut tek shtëpia dhe shkruam direkt me të. Ai shoku ishte në gjumë dhe a të vijë Zeqo për Tr të flasim nga afër sepse s’ka me të shkrujtme.
Behar Bajri: Zeqo vetëm le të presë tek ura, kur ulesh poshtë aty ku u hasa unë me atë X5, është dy minuta larg prej shtëpisë së shokut në katund.
Edmond Preka: A do të marri njeri në makinë?
Behar Bajri: Do të marri 2 veta.
Edmond Preka: A do të marr makinë?
Behar Bajri: Makinën do ta djegin sa të kryejnë punë dhe do të ecin në këmbë, do të marri vetëm këto dy, t’i mbajë brenda diku.
Edmond Preka: Ok vlla.
Behar Bajri: Mba telefonin hapur dhe mos dil atje deri sa të kryejmë punë dhe besoj që 99% do të kryejmë punë.
Edmond Preka: Pa më thënë ti nuk del ai se 5 minuta i duhet me shku te ura.
Behar Bajri: Sa të kryhet ky, ikën ai ku**a i Tiranës, sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.
Edmond Preka: Zeqoja 5 minuta vonon me dal te ura dhe ju gjen një shtëpi me nejt.
Behar Bajri: Kur t’i marri Zeqoja t’ju gjejë një vend të sigurt deri nesër mbrëma dhe vij i marr unë.
Edmond Preka: Pa merak te kjo pjesë.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 9 gusht 2020, qitësit dhe Ervis Martinaj komunikojnë me njëri-tjetrin.
Denis Brajoviq: Hë vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë celularin në shpi. T’u dal jam, prit TV.
Denis Brajoviq: Jo, po vim.
**
Behar Bajri: Për 40 minuta kryejnë punë 100%.
Edmond Preka: Ishall don zoti i madh.
**
Denis Brajoviq–Behar Bajrit: Para e kemi.
**
Behar Bajri–Edmond Prekës: Për 10 minuta, mos flej se po kryn.
Edmond Preka: Jo, jo.
Rreth orës 02:00 pas mesnatës, Denis Vaso Brajoviq i konfirmon Behar Bajrit se shënjestra ishte vrarë.
Denis Brajoviq–Behar Bajrit: Kryvi, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai se jemi afër.
Behar Bajri-Edmond Prekës: Kryvi, tash thuaji Zeqos që të jetë gati.
Edmond Preka: Shyqyr, dhe gati është. Më thuaj ti them kur të jenë afër.
Behar Bajri: Ata janë në Bushat dhe të dali ai, afër urës janë.
**
Denis Brajoviq–Ervis Martinajt: Kryvi.
**
Edmond Preka–Behar Bajrit: Aty është Zeqo. A janë duke ardh bri malit që të futet me makinë?
Behar Bajri: Janë rrugës së vjetër.
22 minuta pasi mëson lajmin nga Denisi, Behar Bajri informon Pëllumb Gjokën.
Pëllumb Gjoka: Isha në gjumë.
Behar Bajri: U kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry. Gjinin deshti ai.
Pëllumb Gjoka: Ok vlla, kjoft me Zotin, futja gjumit.
**
Edmond Preka–Behar Bajrit: U bënë bashkë dhe kur të shkojnë në shpi do të them.
**
Denis Brajoviq–Behar Bajrit: Hypëm, u takum.
**
Edmond Preka–Behar Bajrit: Në rregull vlla, po flej.
Denis Vaso i cili dyshohet të ketë qenë një nga qitësit informon Behar Bajrin të cilin e thërret me nofkën “Kapedani” për detajet e mënyrës se si e kishin realizuar vrasjen.
Denis Brajoviq–Behar Bajrit: Gjoks e kry kapedan, m’u blloku se desha me ia gri kryt, se më tha diçka.
**
Denis Brajoviq–Ervis Martinajt: A dha gjë televizori?
Pak më vonë Denisi komunikon dhe me Behar Bajrin dhe Ervis Martinajn ku u shpjegon për telefonat e viktimës që ia kishin marrë dhe për djegien e makinës pas ngjarjes. Po ashtu, ai interesohet për daljen e lajmit në media.
Denis Brajoviq–Behar Bajrit: Po vlla SKY. Jo s’ja gjetëm. Atë tjetrin ja thymë dhe e tretëm. Fshihen vlla e fshiva krejt prej këtu. Jo, se menduam se e ka në çantë, e paska pas në xhep, nuk e hap kush. S’ka ken me kënd. Makina u djeg. Teshat i djegëm. Se pyta mo vlla, veç i thashë ça bone.
Denis Brajoviq–Ervis Martinajt: Çil targë, se di për fjalë vlla, janë djeg krejt. O vlla a djeg makina se s’më tha kush gja, është bo zharri makina. S’i kena pa hiç, të fala të bën kapedani. Jo jo kismet nesër, po ja fusim gjumë rrimë nesër.
Denis Brajoviq–Behar Bajrit: A ka dhënë gjë televizori? Të kishim dalë në plazh se jemi këtu në zonë, jemi përballë këtij që na mori. Mir shife vet po sjena mirë këtu, po të bëheshim bashkë të kishim dhe celularë. Mendoje vetë po veç se jena afër makinës.
Denis Brajoviq–Behar Bajrit: Visi më shkruajti, a po vini këtej ose ose vij t’ju marr unë, se i thashë të fala ke nga ti. Thotë vij t’ju marr dhe rrimë ka shpia. I thashë jo jo nesër me kismet. Po i them po ja fus gjumit dhe dëgjohena nesër.
Sipas SPAK, pas 7 orësh Denis Vaso komunikon me Edmond Prekën dhe kërkon që t’ju sjellin dhe telefonat dhe për herë të parë përmendet dhe një nga bashkëpunëtorët e drejtëpërdrejtë që dyshohet të kete qënë në makinën e autorëve me emrin “Samo”, që sipas SPAK ka dyshime të forta se bëhet fjalë për shtetasin Samet Halluni, anëtar i grupit Bajri.