Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka dorëzuar shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës”, thotë Osmani përmes një postimi në Facebook, ndërsa thekson se Kadare vazhdon të pushtojë botën me rrëfimet e tij.
“Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t’i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun”.