Përpjekja e Ramadan Zogas për të djegur disa mbeturina në fshatin Zham të Lushnjës, ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha të mbjella me ullinj, bimësi dhe shkurre. Flakët kanë rrezikuar seriozisht edhe disa banesa.
Duke parë përhapjen e shpejtë të flakëve përveç dy zjarrfikëseve të Lushnjës, në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe zjarrfikëse nga Fieri, Divjaka dhe Berati, me qëllim neutralizimin e flakëve.
Nga ana tjetër edhe reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të zjarrvënës.
Gjithashtu, policia ka evakuuar edhe banorët nga banesat që mund të rrezikoheshin nga zjarri.