Shtatë punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër dhe Tropojë, pasi kanë përvetësuar pensionet, ndihmën ekonomike, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili deklaron se nuk do të ketë asnjë tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale.
“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë!
Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!
Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale!
Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit”, shkruan Manja.