Extra Ky është hoteli më i shëmtuar në botë: Ka kushtuar 700 mln...

Ky është hoteli më i shëmtuar në botë: Ka kushtuar 700 mln euro, por askush s’ka fjetur aty!

Hoteli Ryugyong, i njohur ndryshe si “hoteli i dënimit”, ndodhet në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang dhe është shpallur më i shëmtuari në botë.

Themelet e këtij hoteli masiv, në të cilin u investuan 700 milionë euro, u hodhën në vitin 1987, por deri më sot askush nuk ka qëndruar në të.

Hoteli duhej të hapej në vitin 1989 në Festivalin Botëror të Rinisë dhe Studentëve dhe kështu të fitonte rekordin për ndërtesën më të lartë në botë, por nuk ndodhi kurrë. Koreja e Veriut përjetoi kolaps ekonomik pasi investoi një shumë të madhe parash në ndërtimin e një stadiumi të ri dhe zgjerimin e aeroportit.

Struktura e godinës është ndërtuar në vitin 1992, kur punimet u ndërprenë. Pas 16 vitesh, struktura e zhveshur prej betoni u mbulua me pllaka xhami dhe metali dhe kjo sipërmarrje kushtoi 167 milionë euro.

Zinxhiri gjerman i hoteleve luksoze Kempinski zbuloi publikisht përfshirjen e tij në menaxhimin e hotelit dhe njoftoi një hapje madhështore në vitin 2013. Vetëm disa muaj më vonë, ata braktisën projektin, pas së cilës u përhapën thashethemet se ndërtesa ishte e pasigurt nga brenda.

Hoteli ne vitin 2008

Një nga ata njerëz të rrallë që u lejua të vizitonte hotelin ishte Simon Cockerell, drejtori i një agjencie udhëtimi nga Pekini, i cili në vitin 2012 gjeti infrastrukturën e zhveshur dhe të papërfunduar të betonit.

“Na u desh shumë kohë që të ngjiteshim me ashensor në katin e 99-të, sepse aty është vetëm një ashensor ndërtimi, jo modern me të gjithë butonat”, ka shpjeguar ai.