Ka disa njerëz që pavarësisht se janë shumë emocionalë, i përvetësojnë shpërthimet apo trishtimin e tyre duke mos i shprehur hapur.
Por, cilat janë shenjat më emocionale?
Gaforrja
E udhëhequr nga Hëna, e cila përfaqëson emocionet tona, konsiderohet si shenja më emocionale e zodiakut. Nëse ia lëndoni zemrën do të pendoheni, sepse gaforrja shquhet edhe për natyrën e saj manipuluese.
Dashi
Ai është i pandalshëm! Ai e lë veten të përfshihet nga një ‘lumë’ emocionesh pa i përpunuar ato. Kjo, sigurisht, mund të nënkuptojë stres të shtuar, vështirësi në gjumë dhe vendime impulsive.
Peshqit
Jo vetëm që kujdeset për ndjenjat e tij, por edhe për ato të të tjerëve. Ata madje tentojnë t’i trajtojnë problemet e atyre që e rrethojnë si të tyret, dhe kjo e bën ‘barrën’ emocionale akoma më të rëndë.
Demi
Ai mund të jetë i njohur për mënyrën e tij të të menduarit me këmbë në tokë, por nëse e shtyni në ekstrem, ka një shpërthim që e nxjerr krejtësisht nga vetja.
Akrepi
Akrepi edhe pse nuk duket aspak nga jashtë, në fakt është një shenjë që tërhiqet shumë nga pasioni dhe emocionet e forta. Por, ka një kontroll të paparë mbi ndjenjat e tyre të forta.