Një 41-vjeçar ka mbetur i vrarë në një atentat mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë.
Viktima është Leart Keka. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Kishës Ortodokse, në rrethana momentalisht të panjohura.
Dyshohet se 41-vjeçari është qëlluar nga persona të cilët lëviznin me një makinë ‘Audi’ me targa italiane.
Viktima ka qenë i dënuar më parë me 10 vite burg për veprën penale vjedhje me pasojë vdekjen.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.