Aktualitet “Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj në gusht”, Rama: Vit...

“Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj në gusht”, Rama: Vit me rezultate spektakolare në turizëm

Muaji gusht, njësoj si edhe korriku, ka pritur një numër rekord turistësh. Referuar shifrave të shpërndara nga kryeministri Edi Rama bëhet me dije se mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, krahasuar me gati 1.7 milion të së njëjtës periudhë.

Në një bilanc të shtrirë më në kohë, pra nga janari deri në gusht, bëhet fjalë për mbi 7 milion të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë si destinacioni perfekt për të kaluar pushimet e verës, ose 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për kreun e qeverisë, ky është një tregues se si Shqipëria po ofron rezultate spektakolare në turizëm.

“Dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri Edi Rama.