Aktualitet Nga Italia në Shqipëri me dy pistoleta, arrestohet 32-vjeçari në Portin e...

Nga Italia në Shqipëri me dy pistoleta, arrestohet 32-vjeçari në Portin e Durrësit

Në kuadër të operacionit të koduar “Rezidenti”, policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Lezha, i cili ka tentuar të fusë në vendin tonë armë zjarri.

Mësohet se personi i arrestuar është Sindrit Kola nga Lezha, rezident në Itali. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në valixhe, si dhe i sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë me trup plastik, 2 krehra pistolete, 1 kuti me 50 fishekë imitues të zhurmës dhe 3 bombola metalike.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që po udhëtonte me traget, nga Ankona në Durrës, kishte armë zjarri që tentonte t’i fuste në vendin tonë, u finalizua faza e dytë e operacionit policor të koduar “Rezidenti”, në kuadër të të cilit, në hyrje të RSh-së, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. K., 32 vjeç, banues në Lezhë dhe rezident në Itali”, njofton policia.