Moldavia ndërlikon llogaritë në grupin ‘E’ kualifikues të Euro2024, duke hyrë fuqishëm në garë për një biletë në turneun gjerman.
Fitorja minimale 1-0 ndaj Ishujve Faroe e ka ngjitur kombëtaren moldave në kuotën e 8 pikëve, për t’u barazuar kështu me Republikën Çeke.
Rata shënoi golin e vetëm në këtë triumf, për t’i dhënë fitoren e dytë në këto kualifikuese Moldavisë.
Gara për në Euro2024 nga grupi E kualifikues tashmë bëhet e ashpër, pasi luftojnë katër kombëtare, mes të cilave edhe ajo kuqezi.
Ndërkaq, Ishujt Faroe duket se janë dorëzuar shumë shpejt, pasi pas 5 sfidave numërojnë vetëm një pikë.