Superkompjuteri Dojo i Tesla-s, që mundëson drejtimin total autonom të makinës mund të rrisë kapitalizimin e kompanisë me bazë në Austin me 600 miliardë dollarë. Parashikimi vjen nga analistët e Morgan Stanley. Dy muaj më parë Elon Musk prezantoi superkompjuterin Dojo, falë të cilit makinat nuk do të kenë nevojë për shoferë, por drejtohen në mënyrë autonome. Sipas Musk, kjo do të bëhet e mundur brenda vitit të ardhshëm.
Dojo mund të jetë çelësi për krijesën e Elon Musk për t’u hapur ndaj bizneseve të reja që mund të shkojnë “përtej shitjes së automjeteve me një çmim të caktuar”, shkruajnë në një shënim analistët e Morgan Stanley të udhëhequr nga Adam Jonas.
“Nëse Dojo mund të ndihmojë që makinat të “shikojnë” dhe “të kenë reagime”, cilat tregje të tjera mund të hapen? Mendoni për çdo pajisje moderne me një aparat fotografik që merr vendime në kohë reale bazuar në atë që vjen në fushën e saj të shikimit.”
Morgan Stanley rriti çmimin e saj të synuar për 12-18 muaj për aksionet e Tesla me 60% në 400 dollarë nga hapja e djeshme prej 264 dollarësh – më i larti midis ndërmjetësve të Wall Street, sipas të dhënave të Lseg – i cili, sipas vlerësimeve, do t’i garantonte prodhuesit të makinave elektrike një kapitalizimi prej rreth 1,400 miliardë dollarësh, i barabartë me nivelet e nëntorit 2021. Me kërcimin e sotëm mbi 10%, Tesla vlen më shumë se 860 miliardë dollarë (këtë vit ka një performancë +150%).
Vetë Morgan Stanley e rriti vlerësimin e saj të të ardhurave nga shërbimet në 335 miliardë dollarë në vitin 2040, nga 157 miliardë dollarë më parë. Njësia, sipas parashikimeve të analistëve, do të përfaqësojë mbi 60% të burimeve kryesore të fitimit të kompanisë amerikane deri në vitin 2040, pothuajse dyfishuar në krahasim me vitin 2030. Një rritje e përcaktuar kryesisht nga mundësia e krijuar që shohim në licencimin e flotës, ose nga rritja e të ardhurave mesatare mujore për përdorues”.