Parlamenti ka votuar paraditen e së enjtes shkarkimin e Delina Ibrahimajt nga detyra e ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Ibrahimaj është shkarkuar me 105 vota pro, dhe asnjë kundër e abstenim.
Po ashtu, gjatë kësaj seance është miratuar projektvendimi i Presidentit që emëron zonjën Ibrahimaj si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit me 73 vota pro dhe 32 kundër.
Në vend të Ibrahimajt, me 74 vota pro dhe 30 kundër është emëruar si ministër i Financave, Ervin Mete.