Aktualitet Nga bukëpjekës në “kopshtarë bari” për 800 mijë paund, 2 vite burg...

Nga bukëpjekës në “kopshtarë bari” për 800 mijë paund, 2 vite burg për dy shqiptarët

Dy shtetas shqiptarë, të cilët u arrestuan nga autoritetet britanike duke rritur kanabis brenda një banesë në zonën e Windsor, janë dënuar me nga dy vite burg secili.

Shqiptarët Amarlid Nezha dhe Gridi Fatia jetonin ilegalisht në Britani dhe u arrestuan në flagrancë teksa kujdesshin brenda një banese me 10 dhoma në rajonin Berkishire.

Policia brenda banesës zbuloi 276 bimë me vlerë rruge 200,000 paund, por prokurori i çështjes shpjegoi se ndërmarrja kriminale në një vit mund të gjeneronte fitime deri në 800,000 mijë paund.

Nezha dhe Fatia kishin paguar disa mijë paund për të shkuar në Britaninë e Madhe dhe kishin punuar si bukëpjekës dhe në ndërtim, deri në momentin kur u dërguan nga trafikantët për të punuar si “kopshtarë”.

Gjyqtarja në Gjykatën Mbretërore të Reading Crown pasi dëgjoi akuzat dhe palën mbrojtëse i dënoi dy shqiptarët me nga 24 muaj burg.

“Duke pasur parasysh natyrën e statusit tuaj në këtë vend, ka të ngjarë që në një fazë të deportoheni”, u komunikoi ajo të pandehurve.