Një trup i pajetë është nxjerrë nga makina që ra mëngjesin e së martës në ujërat e lumit Drin në qytetin e Shkodrës.
Trupi i pajetë u nxor në breg nga polumbarët e FNSH-së të cilët mbërritën në vendngjarje.
Ndryshe nga sa u dyshua fillimisht, në mjetin tip “Ford Focus” besohet të ketë qenë vetëm një person dhe jo dy.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e së martës kur makina po udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Lezhës.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.