Valbona Shujaku e cila aktualisht është e angazhuar në drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës në qeverinë e re të Edi Ramës.
Ajo zëvendëson zv. Ministrin e deritanishëm Zef Çuni, i cili shërbeu gjatë mandatit të parë në qeverinë e Ramës.
Teksa ka shumë pak informacion mbi punën dhe jetëshkrimin e Shujakut kjo lëvizje e kryeministrit duket më shumë një simbolikë.
Me Mirela Kumbaron dhe Valbona Shujaku tashmë Ministria e Kulturës është në dorën e femrave.