Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Ballsh, ku shtetasi Petrit Jaupaj, 60 vjeç, banues në Ballsh, në gjendje të rënduar emocionale i ka dhënë fund jetës duke konsumuar medikamente mjekësore pranë varrit të bashkëshortes së tij.
Si pasojë 60-vjeçari është gjetur i pajetë nga qytetarë të tjerë në varrezat e qytetit.
Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” në Ballsh, ndërsa rreth 1 vit e gjysmë me parë bashkëshortja e tij kishte nderuar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Trupi i pajetë i 60-vjeçarit ehte dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.