Politika Rama i “përgjigjet” kryeministrit grek me kantierin në Derviçan: Do mbajë emrin...

Rama i “përgjigjet” kryeministrit grek me kantierin në Derviçan: Do mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis

Pavarësisht gjuhës me tone tw ashpra që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po përdor për çështjen “Beleri” drejt Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama i është përgjigjur ndryshe homologut grek: me investimin që po bën Derviçan, në bashkinë minoritare Dropull.

Përmes një postimi në Facebook disa orë pas deklaratës së Mitsotakis, Rama shkruan: “Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”.

Prej disa muajsh Athina dhe Tirana shkëmbejnë deklarata në distancë për arrestimin e Fredi Belerit, por Rama ka qenë më i përmbajtur dhe më konstruktiv duke dashur t’i bëjë të kuptojnë se çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës i përket drejtësisë dhe jo qeverisë shqiptare.