Vështirësia për të mësuar një gjuhë të huaj nuk qëndron vetëm në kompleksitetin e saj. Gjuhët janë komplekse në mënyra të ndryshme (edhe pse të gjitha mësohen lehtë nga foshnjat) dhe arsyeja kryesore është se një gjuhë mund të mësohet me vështirësi pikërisht sepse është ndryshe nga gjuha që njerëzit flasin.
Departamenti Amerikan i Shtetit i vendos gjuhët që u mëson diplomatëve në katër kategori, me vlerësime se sa kohë u duhet për t’i mësuar ato që variojnë nga 24 në 88 javë.
Gjuha shqipe, sipas “The Economist” mund të mësohet nga anglishtfolësit për 44 javë, që është dhe kategoria e tretë e vështirësisë, nga 4 kategori. Ndërsa gjuhët më të lehta për t’u mësuar janë frëngjisht, italisht, spanjisht etj., ndërkohë që gjuhët më të vështira, që mund të marrin deri në 88 javë për t’u mësuar janë gjuha arabe, japoneze, koreane dhe mandarin.
Çfarë qëndron në themel të vështirësisë së gjuhëve të tilla për një anglishtfolës?
Gjëja e parë që shumë do të mendojnë është sistemi i shkrimit. Në të vërtetë, asnjë nga gjuhët më të vështira të Departamentit të Shtetit nuk është shkruar me alfabetin latin të përdorur nga shumica e gjuhëve europiane. Gjuha kineze shquhet për vështirësinë e saj. Zakonisht thuhet se një ‘nxënës’ duhet të mësojë përmendësh rreth 2000 karaktere për të qenë në gjendje të lexojë një gazetë.
Por edhe ky vlerësim nuk pranohet nga ekspertët të cilët thonë se edhe pse dikush mund të mësojë 2000 karaktere, përsëri do ketë vështirësi mes rreshtave.
Japonishtja shkruhet (kryesisht) me një nëngrup të karaktereve kineze, por shumicës së karaktereve mund t’u jepet një theks japonez ose kinez, duke e bërë gjithashtu të vështirë si gjuhë për t’u mësuar.
Sistemet e tjera të shkrimit në kategorinë “e vështirë” janë të gjitha mjaft të mësuara. Arabishtja ka dy ndërlikime. E para është se shkronjat ndryshojnë formën në varësi të vendit ku shfaqen në një fjalë (fillimi, mes, fundi ose vetëm) dhe se zanoret e shkurtra nuk shkruhen.
Një arsye tjetër pse gjuhët mund të jenë të vështira janë tingujt dhe dallimet që nuk ekzistojnë në gjuhën e personit që po e mëson. Për një anglishtfolës, është e vështirë gjuha afrikane pasi ka tinguj që prodhohet nga një presion në ojë ndërkohë që lëshon fjalët.
Leksiku padyshim gjithashtu ka rëndësi. Shumica e gjuhëve europiane kanë një paraardhës dhe kështu fjalët e tyre, gjithashtu, shpesh vijnë në çifte të lidhura. Nëse e dini se “uji” në spanjisht është ‘agua’, është e lehtë të kuptosh se ‘acqua’ në italisht gjithashtu nënkupton ‘ujë’.
Dhe së fundmi është edhe gramatika. Shumë njerëz e lidhin gramatikën e ndërlikuar me lista të gjata mbaresash që ndryshojnë sipas përdorimit të një fjale në një fjali. Kjo shfaqet në të gjithë arabishten, në të cilën ato ndryshime mund të jenë gjithashtu parashtesa, prapashtesa ose zanore dhe bashkëtingëllore të futura në mes të një fjale. Kjo më shumë se çdo gjë tjetër përbën vështirësinë e gjuhës.
Nëse dëshironi të mësoni një gjuhë vetëm për argëtim, filloni me suedishten. Nëse doni të mësoni disa gjuhë, qëndroni në Europë. Ndërkohë, gjuha koreane është për njerëzit që kanë një durim të hekurt.