Bota Erdogan: Vetëm Zelensky dhe Putin mund të vendosin mbarimin e luftës

Erdogan: Vetëm Zelensky dhe Putin mund të vendosin mbarimin e luftës

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se nuk do të ishte e mundur të flitet për një plan kohor se sa do të zgjaste lufta në Ukrainë dhe kur do të përfundojë ajo dhe se vetëm dy liderët mund të thonë se sa do të zgjaste konflikti.

Erdogan ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai iu përgjigj pyetjeve në lidhje me axhendën si i ftuar i kanalit amerikan PBS.

I pyetur nëse Turqia është gati të heqë dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, Erdogan tha se ”Turqia u kushton rëndësi vendimeve të BE-së”.

“Nëse BE-ja merr vendim pozitiv, ne do ta mirëpresim atë. Turqia është lënë në derën e BE-së për 50 vitet e fundit. Ne kemi qenë gjithmonë një vend i vetëmjaftueshëm. Asnjëherë nuk kemi pasur nevojë për kontribute apo mbështetje nga BE-ja. Nuk kemi nevojë për këtë”, tha ai.

Erdogan tha se ”ka zhvilluar bisedime me Putinin për Krimenë që në vitin 2014”.

“Unë nuk isha i suksesshëm në këto bisedime dhe nuk arrita t’i bindja ata të tërhiqeshin nga Krimea. Mendoj se kjo nuk do të jetë e mundur tani. Unë mendoj se vetëm koha do të tregojë këtë”, theksoi ai.