Politika Meta për zhvlerësimin e euros dhe rënien e eksporteve: Nga kjo ka...

Meta për zhvlerësimin e euros dhe rënien e eksporteve: Nga kjo ka përfituar veç qeveria dhe një grup importuesit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ditën e sotme, ka deklaruar se zhvlerësimi i euros dhe ulja e eksporteve në vend, po çojnë sipas tij në “falimentimin potencial të mijëra bizneseve eksportuese, prodhuese apo furnitore”.

Ndër të tjera, Meta deklaroi se nga kjo situatë “ka përfituar veç qeveria dhe një grup importuesit”, ndërsa thekson se kjo krizë është “provokuar nga flukset e larta të parave të pista në qarkullim”.

“Nëse nuk kemi ndërhyrje me politika fiskale nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë, eksportet do te fundosen me tej, prodhuesit dhe eksportuesit do të mbyllin fabrikat, mijëra njerëz do mbesin pa punë, konsumatori shqiptar do vuajë çmime edhe më të shtrenjta. Rënia me 2% e eksporteve për muajin gusht është një kambanë alarmi për falimentimin potencial të mijëra bizneseve eksportuese, prodhuese apo furnitorëve.

Pasojat e rënda ekonomike të spekulimit të kursit të këmbimit prekin dhe biznesin e vogël, që janë të lidhura më këto biznese. Tregtia e jashtme ka pësuar vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, një humbje prej 170 milionë euro. Rreth 1.4 milionë qytetarë që përfitojnë nga remitancat që dërgojnë familjarët e tyre emigrantë janë dëmtuar dukshëm. Rreth 500 mijë qytetarë që kanë kursimet e tyre në valutë kanë pësuar dëmtime të kursimet e tyre

Nga zhvlerësimi i euros ka përfituar veç qeveria dhe një grup importuesit që po falimentojnë ekonominë vendase. Është kriminale që kjo qeveri klineteliste nuk shqetësohet për këtë krizë të provokuar nga flukset e larat të parave të pista në qarkullim.

Nëse nuk kemi ndërhyrje me politika fiskale nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë, eksportet do të fundosen më tej, prodhuesit dhe eksportuesit do të mbyllin fabrikat, mijëra njerëz do të mbesin pa punë, konsumatori shqiptar do të vuajë çmime edhe më të shtrenjta. Duhet të qeveria dhe BSH, të ulen dhe diskutojnë me shoqatat e prodhuesve mbi bazën e platformës që ata kanë paraqitur, për të nxjerrë këto aktivitete nga kjo krizë”, deklaroi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.