Politika BE përgënjeshtron Bardhin: S’kemi diskutuar për Avokatin e Popullit

BE përgënjeshtron Bardhin: S’kemi diskutuar për Avokatin e Popullit

Delegacioni i BE-së ka reaguar par Euronews Albania në lidhje me deklaratat e Gazment Bardhit për konsultime me SHBA dhe BE për letrën e dërguar kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Delegacioni i BE, nënvizon se nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë aktor politik në opozitë për çështjet e Avokatit të Popullit dhe Reformën Zgjedhore.

Megjithatë BE nënvizon se mbështet plotësisht të gjitha përpjekjet për finalizimin e dy çështjeve të sipërpërmendura ga Kuvendi i Shqipërisë.

“Delegacioni i BE-së beson në rëndësinë vendimtare të opozitës për funksionimin e institucioneve demokratike. Megjithatë, Delegacioni i BE-së nuk komenton dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive politike. Në rastin konkret, Delegacioni i BE-së nuk ka diskutuar me anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti. Delegacioni i BE-së mbështet plotësisht çdo përpjekje të ndërmarrë për finalizimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE.”