Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Ministrisë së Jashtme tre drafte për të iniciuar me Dubain marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve, transferimin e të dënuarve dhe marrëveshje për bashkëpunim në fushën penale.
Në këtë mënyrë tentohet të zgjidhet çështja e ekstradimeve në Dubai, ku kohët e fundit është hasur në vështirësi kryesisht nga SPAK që të ekstradojë eksponentë të krimit nga Emiratet e Bashkuara drejt vendit tonë.
Eksponentë të njohur të botës së krimit jetojnë në Dubai, pasi është një vend me të cilin Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi.