Një kapsulë që përmban mostra nga asteroidi Bennu është ulur me sukses në shkretëtirën e Jutas.
Shkencëtarët shpresojnë se ky material mund të japë përgjigje për pyetje që lidhen me origjinën e jetës në Tokë.
Anija kozmike Osiris-Rex ka mbetur në hapësirë pasi ka lëshuar kapsulën që përmban mostrat.
Zbritja në sipërfaqen e tokës u zbut nga një parashutë që u hap në minutat e fundit. Ulja përfundimtare u shfaq në transmetim të drejtpërdrejtë nga NASA. Ajo përbën finalizimin e punës së një misioni të përbashkët gjashtëvjeçar midis agjencisë hapësinore të SHBA-së dhe Universitetit të Arizonës.
OSIRIS-REx e mori materialin nga asteroidi Bennu tre vjet më parë. Bennu është asteroid i vogël, i pasur me karbon dhe është zbuluar në vitin 1999. Shkëmbi hapësinor klasifikohet si një “objekt afër Tokës” sepse kalon relativisht afër planetit tonë çdo gjashtë vjet, megjithëse gjasat e një impakti me të konsiderohen të vogla.
I përbërë kryesisht nga shkëmb, Bennu ka vetëm 500 metra gjerësi, çka e bën atë më të gjerë se gjatësia e Empire State Building.
Ai është më i vogël se asteroidi Chicxulub që goditi Tokën rreth 66 milionë vjet më parë, duke zhdukur dinozaurët.

Asteroidi i pasur me karbon, Bennu, i cili ndodhet në orbitën e diellit, besohet se ruan dëshmi të blloqeve të sistemit diellor. Shkencëtarët thonë se mbetjet mund të ndihmojnë shpjegimin se si u krijuan planetet e sistemit tonë diellor para miliarda vitesh dhe se si filloi jeta në tokë.
Mostrat mund të ndihmojnë edhe në përmirësimin e shanseve që toka të mbrohet nga një asteroid që mund të rrezikojë njerëzimin.