Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën për shtyp këtë të enjte nëse ka bërë ndonjëherë tentativa për të ndërmjetësuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama u përgjigj duke thënë se nuk mund të bëjë ndërmjetësime mes Kosovës dhe Serbisë pasi është në konflikt të hapur interesi.
Gazetarja: A keni bërë tentativa për të ndërmjetësuar bisedime mes Kosovës dhe Serbisë?
Edi Rama: Jo, asnjëherë.
Gazetarja: A jeni gati të bëni ndërmjetësin duke shfrytëzuar edhe samitin e Berlinit?
Edi Rama: Jo asnjëherë! Jo!
Gazetarja: A mund të shfrytëzohet samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë për të bërë një ndërmjetësim mes palëve?
Edi Rama: Unë nuk mund të bëj ndërmjetësime mes Kosovës dhe Serbisë sepse unë jam në konflikt të hapur interesi. Është shumë e thjeshtë. Pavarësisht se për disa jam vëllai i Vuqiqit, por edhe Vuqiqi e di shumë mirë që jam në konflikt të hapur interesi dhe nuk mund të bëj ndërmjetësime.